Asnjë projekt e paraparë me buxhetin e vitit 2020 nuk do të anulohet edhe pas rishikimit të buxhetit.
Këtë e ka bërë të ditur sot ministrja e Financave, Hykmete Bajrami në Komisionin për Buxhet dhe Transfere, shkruan arbresh.info.
Ajo ka shtuar gjithashtu se sipas planit alokimet në këto projekte do të zvogëlohen.
“Nuk kemi larguar asnjë projekt nga buxheti fillestar i vitit 2020, por alokimet për ato projekte janë zvogëluar. Ne kemi bërë të mundur që të gjejmë burime shtesë të financimit për të përmbushur programin”, ka thanë ajo.
Bajrami ka shtuar se pandemia Covid 19 ka ‘goditur’ edhe te hyrat e shtetit.
“Kemi bërë më të mirën për përgatitjen e një drafti sa me të mirë për rishikimin e buxhetit. Pandemia ka bërë që bizneset, qytetarët dhe institucionet të ndikohen shumë, shumë nga ta nuk kanë marrë paga e këto ndryshime kanë bërë që të goditen edhe të hyrat e shtetit”, ka thënë ajo./arbresh.info/
Krasniqi uron Krishtlindjet: Uroj që shtëpitë tuaja të mbush...
Hoti uron Krishtlindjet: Le të sjellë kjo festë dashuri në j...
Nesër luhet takimi i mbetur mes Borës dhe Sigal Prishtinës
Arrestohet një person i dyshuar për posedim të substancave n...
Komandanti i FSK-së uron Krishtlindjen: Të vazhdojmë të puno...
Haradinaj uron Krishtlindjet katolike