Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot në tërësi, me 61 vota për, Projektligjin për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Buxhetin e vitit 2017.
Me amandamentet e votuara janë rikthyer edhe mjetet e planifikuara për sigurimet shëndetësore, shkruan arbresh.info.
“Në tabelën 3.1, shtohet Nën-programi “Kontigjenca e Sigurimeve Shëndetësore”, me kod 28200, kategoria e pagave dhe mëditjeve dhe shuma prej 11,000,000 euro”, thuhet në amendamentin e miratuar.
Në leximin e parë mjetet e planifikuara për sigurimet shëndetësore ishin tërhequr për shkak se Qeveria ka konsideruar që nuk janë kryer të gjitha përgatitjet e nevojshme për sigurime shëndetësore.
Kjo ka shkaktuar debate dhe replika ndërmjet deputetëve të pozitës dhe opozitës në seancën e mbajtur javën e kaluar./arbresh.info/
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...