Ministria e Bujqësisë, ka kërkuar nga drejtoritë e inspekcionit nëpër komunat e Kosovës, që të mbyllen tregjet e kafshëve, për shkak të sëmundjes gungore.
Kjo do të ndodhë pasi të gjitha kafshët do të vaksinohen, njofton Klan Kosova.
Tregjet do të jenë të mbyllura që nga nesër deri në një vendim të ardhshëm të ministrisë së Bujqësisë.
Ndërsa deri më tani mbylljen e tregjeve për kafshë e kanë konfirmuar Prizreni, Drenasi, Polaci e disa vende të tjera.