Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka thënë se nëse rikthehet në pushtet, do t’ia ofrojë mundësinë çdo kosovari të marrë shtetësinë shqiptare ose t’i ketë të dyja.
Këto komente, Berisha i bëri gjatë një bashkëbisedimi me përfaqësues të diasporës, kur u pyet në lidhje me si do të jenë marrëdhëniet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse rikthehet në pushtet, njofton
“Një nga marrëveshjet e para që do të firmosë me qeverinë e Kosovës, do të jetë marrëveshja e shtetësisë. Cilido shqiptar në të dy anët e kufirit do ketë të drejtë të zgjedhë shtetësinë që dëshirojnë, ose të mbajë dy shtetësi”, theksoi Berisha.
Berisha theksoi gjithashtu se do ta mbështes Kosovën në denoncimin e Serbisë në Gjykatat Ndërkombëtare.
“Së treti me Kosovën do hiqet ajo që Edi Rama i ofron Serbisë, Shqipëria do t’i ofrojë Kosovës me përparësi të madhe, do të lobojë siç ka lobuar më parë për njohje të saj sa më të madhe ndërkombëtare dhe do ta mbështesë Kosovën në denoncimin e Serbisë në Gjykatat Ndërkombëtare dhe organizmat e Kombeve të Bashkuara, për gjenocidin ciklik serb në Kosovë dhe veriun e Shqipërisë. Këto do të jenë qëndrimet e Partisë Demokratike ndaj Kosovës”, shtoi ai.
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...
Grafiti në “Car Lazar”, suspendohen gjashtë policisë për mos...
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...