Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, deri në mesditën e sotme janë rinumëruar më shumë se 360 kuti votimi nga rreth 700 sa janë gjithsejtë.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka shtuar se bëhet fjalë për rinumërimin e më shumë se 50% të kutive të parapara për rinumërim.
“Të gjitha këto kuti votimi kanë të bëjnë me zgjedhjet për Kuvende Komunale. Këto kuti votimi që janë nga komuna të ndryshme të Kosovës, nuk kanë mundur të procesohen si të rregullta për shkak të mospërputhjeve”, ka thënë ai.
Sipas zyrtarëve të KQZ-së, në pjesën më të madhe të rasteve kandidati ose kandidatja kanë më shumë vota se subjekti politik, prandaj qëllimi i rinumërimit është të dihet gjendja reale e kutive të votimit.
Rinumërimi i këtyre kutive të votimit ka filluar të mërkurën pasdite të kësaj jave./Indeksonline/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...