Sot pritet të fillojë rinumërimi i votave në komunën e Prishtinës, Prizrenit dhe disa vendvotime në Rahovec e Dragash.
Ende nuk është vendosur koha e rinumërimit nga KQZ, ndonëse pritet që njëherë të shqyrtohen ankesat e bëra për këtë vendim.
Lëvizja Vetëvendosje dje ka reaguar për këtë vendim të PZAP-së i cili më pas u miratua edhe në KQZ. VV tha se ky është një vendim i paprecedent.
Ndërsa Shpend Ahmeti ka njoftuar se sot do t’i drejtohet Gjykatës Supreme lidhur me vendimin e PZAP-së dhe KQZ-së për rinumërim të votave në Prishtinë.
Ai ka thënë se ankesën do ta dorëzojë në ora 10:00, ndërsa, gjykatës i mbetet një afat prej 72 orëve që të kthej përgjigje
Dje në qendrën e numërimit të votave u numëruan votat me kusht dhe post në disa komuna, ku pati edhe përmbysje të rezultatit, si në komunën e Istogut dhe Kllokotit.
Ndërsa votat me kusht dhe post për komunën e Prishtinës, Prizrenit pritet të numërohen pas rinumërimit të votave në të gjitha vendvotimet në këto dy komuna./arbresh.info
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...