Gjithmonë libërshitësit ankohen për interesimin e librit.
Por, jo edhe Sabahete Çavdarbasha nga libraria Dukagjini.
Ajo thotë për arbresh.info se çdo vit është shtuar numri i njerëzve që frekuentojnë librarinë për të kërkuar literaturë të ndryshme.
“Unë mendoj se prej vitit 2000, jam shumë e kënaqur me frekuentim. Prej asaj periudhe çdo vit përparojmë. Rinia sidomos vetëdijesohen se nuk është njësoj si të lexosh një libër dhe si të lexosh në mjetet teknologjike”, është shprehur Çavdarbasha.
Ajo ka treguar se cili libër ka qenë më i shituri gjatë vitit 2019, dhe cili libër ka qenë më i shituri për 20 vjet me radhë.
“Gjatë vitit 2019 libri i Michel Obama edhe në gjuhën shqipe edhe në gjuhën angleze vazhdon të jetë në top listë. Për 20 vjet është në top listë ‘Kosova’ e Noel Malcolmit, pastaj ‘Kanuni i Lekë Dukagjinit’, por edhe librat artistik”, është shprehur ajo.
Sipas saj, interesim i madh është për librat për fëmijë, universitar, për art, muzikë, letërsi prej klasikes deri tek bashkëkohorja.
“Buka është ushqim për rritë, ndërsa libri është ushqim për mendje”, shprehet Sabahete Çavdarbasha./R.Rexhepi/arbresh.info/
Ramos afër klubit të njohur anglez
Forcat e sigurisë i shpërndajnë dhunshëm protestuesit në Tbi...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë uron 80- vjetorin e Çlirimit: K...
Policia e Gjilanit apelon tek të gjithë ngasësit të përshtat...
Peci dënon sulmin në objektin e Komunës së Zveçanit, publiko...
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë akuza për shkelje të armëp...