Rinia e PDK-së mbanë aksion simbolik para Qeverisë

19:58 | 12 Gusht 2024
E.H

Rinia Demokratike e Kosovës, sot, në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, ka organizuar një aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës.

“Rinia po ikë, Albin Kur’ti?” – ishte moto e këtij aksioni.

“Kjo Qeveri është përgjegjëse për humbjen e shpresës dhe perspektivës së rinisë kosovare, e cila tashmë po projekton ëndrrat e saj larg familjes, shoqërisë dhe vendlindjes së tyre. Rinia Demokratike e Kosovës vlerëson se kjo Qeveri, e cila ka dështuar të përmirësojë jetën dhe mirëqenien e rinisë kosovare, duhet të jetë ajo e cila duhet të ikë në shtëpi”, thuhet në komunikatën për media të RDK-së./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme