Me një ceremoni rasti, dje është bërë përurimi i hapësirës së rinovuar të Këndit Amerikan në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.
Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Philip Kosnett, drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Fazli Gajraku dhe Leonora Morina-Bunjaku nga ministria e Kulturës.
Investimi prej 100,000 dollarëve ishte investim i përbashkët i Ambasadës Amerikane në Prishtinë dhe Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.
Në një fjalë rasti, Kosnett falënderoi stafin e Këndit Amerikan, menaxhmentin e Bibliotekës Kombëtare dhe kompanitë kontraktuese në projekt.
“Tani kemi një Kënd Amerikan që është një simbol i denjë i marrëdhënies midis Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës. Këndi Amerikan është një vend për qytetarët e Kosovës të mësojnë mbi vlerat, traditat dhe kulturën amerikane. Kjo nuk ka ndryshuar me këtë rimodelim. Por, Këndi Amerikan është gjithashtu një vend për të punuar së bashku në trajnime, punëtori dhe aktivitete të tjera praktike ku mund të mësoni aftësi të reja” tha ambasadori Kosnett.
Ndërsa Fazli Gajraku, drejtor i Bibliotekës Kombëtare, tha se Këndi Amerikan është ndërtuar për t`i fuqizuar marrëdhëniet SHBA-Kosovë.
“Këndi Amerikan është një vend ku studentët udhëheqin, një vend aktivizmi dhe një vend i ndryshimit të drejtuar nga studentët, duke kontribuuar kultivimin e një kulture të punës vullnetare e të bashkimit të forcave në shërbim të komunitetit. Me punën e tyre, vullnetarët kanë çuar përpara projekte kulturore e edukative të ndërmarra në Kënd, dhe kanë përvetësuar shkathtësi profesionale e ndërpersonale, duke rritur edhe gjasat e tyre për punësim në tregun vendor dhe atë ndërkombëtar, apo edhe në ngritjen e tyre akademike”, ka thënë ai.
Këndi Amerikan do të jetë i hapur për publikun që nga data 1 shkurt. Tri hapësirat e rimodeluara me dizajn nga Instituti Smithsonian do të mund të shfrytëzohen si hapësira pune, leximi dhe vend ku të rinjtë mund të gjejnë resurse të një game të gjerë librash, filmash dhe pajisjesh moderne teknologjike.
Këndi Amerikan po ashtu ofron programe në fusha të ndryshme, duke përfshirë programe në fushat inovative te STEAM si programim kompjuterik, robotikë, elektronikë dhe teknologji 3D.
Hapësira gjendet në katin e pare të Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, është e qasshme për publikun dhe të gjitha shërbimet ofrohen pa pagesë.
Aeroplani i linjes Hamburg – Prishtinë, bën ulje të detyrues...
Haradinaj organizon pritje për veteranët e UÇK-së
Horoskopi ditor, zbuloni parashikimet e yjeve për shenjën tu...
Parashikimi i motit për këtë të dielë
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë