Jo çuditërisht, është dizajnuar special për ‘Fast and Furious Live’
Mitsubishi ka në dispozicion makinë me pjesën për transportin e mallrave dhe të lartë, sa për të përmbushur dëshirën e lëvizjes nëpër rrugë malore, transmeton Telegrafi. Modelet Outlander dhe Eclipse Cross, janë shumë të kërkuara dhe plotësojnë të gjitha kërkesat, përfshirë edhe L200 që është shumë i dëshiruar. Por, një veturë nga kjo linjë prodhimi që është rimodeluar special për ‘Faste and Furious Live’, do të ishte përmbushja e ëndrrës të secilit entuziast makinash.
Në L200 SPV II është bërë punë e gjatë, për t’i integruar sistemin 15X15 të tërheqjes me rrotat e pasme, ngritjen e strukturës, rriten e pjesëve mbi rrotë, zgjerimi i pjesës së përparme dhe shumë rivendosje metali që është prerë me laser. Brendësia dallon shumë nga origjinali, pasi i janë larguar pothuajse të gjitha elementet ndërsa janë vendosur karriget me fibra karboni dhe rripa të gjerë që përdoren nëpër makinat e garave.
Kjo makinë është në mesin e tri Mitsubishive, që marrin pjesë në këtë film ku në fokus janë veturat më të veçanta dhe të shpejta. “Vetura shkon shumë me të tjerat ekstreme, që do t’i shihni në film. Shikuesit mund të përcjellin me vëmendje, për t’i kërkuar më pas në sallonet zyrtare” është thënë në raport. Megjithatë, nuk bëhen të ditura detajet, se çfarë fuqie do të kenë, apo nëse do të jetë ndonjëherë e gatshme për treg. /Telegrafi/
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...