Drejtori i Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Arben Vishaj, bënë të ditur se aktualisht në këtë klinikë janë të hospitalizuar dhjetë persona, duke shtuar se dy prej janë me oksigjeno-terapi.
Ai, bëri të ditur se dy persona kanë vdekur si pasojë e infektimit nga COVID-19, njëri 80 vjeçar dhe tjetri 67 vjeçar, të dy sipas tij, vuanin nga sëmundjet kronike, raporton Arbresh.info.
“Aktualisht në Klinikën Infektive I kemi të hospitalizuar dhjetë pacientë, dy nga ta janë me oksigjeno-terapi. Dy ditë më parë, në Klinikën Infektive dy pacientë kanë përfunduar me vdekje, njëri në moshën 80 vjeçare, i cili ka qëndruar në Klinikën Infektive dy orë ngase ka pasur sëmundje të tjera të rënda kronike si dhe një pacientë tjetër në moshën 67 vjeçare, i cili vuante nga sëmundjet e rënda kronike, që ishte duke u trajtuar më përpara në këtë klinikë”, thotë Vishaj.
Sipas tij, momentalisht kjo klinikë është e pajisur me barna dhe staf të mjaftueshëm dhe nuk ka nevojë për panik.
“Për momentin në Klinikën Infektive kemi mjaftueshëm oksigjeno-terapi, kemi barna dhe staf mbështetës mjaftueshëm. Mendoj që nuk ka nevojë për ndonjë panik, ne jemi duke e përcjellë me vëmendje të shtuar situatën epidemiologjike dhe varësisht nga situata do veprojmë konform situatës që na vjen”, shprehet Vishaj./ Arbresh.info/
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...
Assesi t’i buzëqesh fati Brojës, pëson dëmton të rëndë...
Blerim Gjoci për zjarret në Kaliforni: Na erdhi urdhri për e...
Rodrygo: El Clasico do të jetë e vështirë por duam të fitojm...
Ironizon Murati: Kur opozita na thotë jau kemi lanë projekte...
Vjen zarfi i parë i zi në Big Brother VIP 4, çfarë ka ndodhu...