Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka lëshuar një njoftim për media pasi kryeministri Albin Kurti njoftoi sot se është rikthyer në punë blloku B2.
Në njoftimin e bërë, KEK thekson se njësia B-2 është duke prodhuar me kapacitet të plotë dhe gjendja e saj është stabile.
Njoftimi i plotë i KEK-ut:
B-2 në operim dhe me gjendje stabile.
Korporata Energjetike e Kosovës ju njofton se pas përfundimit të punimeve sipas dinamikës së paraparë dhe pas testimeve të njëpasnjëshme që zakonisht realizohen pas një remonti të tillë, njësia prodhuese B-2 në Termocentralin Kosova B, mbrëmë rreth orës 23:55 është sinkronizuar me rrjetin energjetik. Aktualisht njësia B-2 është duke prodhuar me kapacitet të plotë dhe gjendja e saj është stabile.
Kurti ka thënë se me vënien në funksion të këtij blloku, Kosova për çdo orë do t’i paguajë rreth 50 mijë euro import më pak./arbresh.info/
lexo edhe:
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...