Rikthehet shërbimi i Radioterapisë në QKUK

14:24 | 18 Korrik 2022
K.B

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Univeristar i Kosovës njofton se nga dita e sotme është rikthyer në punë Shërbimi i Radioterapisë- Akseleratori për Rrezatim, po ashtu, Shërbimi i Brahiterapisë, Ct- Stimulatori dhe Mozaiku, në kuadër të Klinikës së Onkologjisë në QKUK.

Rikthimi i këtyre shërbimeve është bërë, pas përpjejekjeve maksimale nga stafi i Klinikës së Onkologjisë, Sektori Teknik i QKUK-së dhe kompania që ka nën mirëmbajtje dhe servisim aparaturat mjekësore.

Pjesa e parë e pacientëve kanë kryer radioterapinë gjatë ditës së sotme, kurse pacientët tjerë do të thirren gradualisht.

Para fillimit të punës, është bërë dezinfektimi dhe dezinsektimi i hapësirave.

ShSKUK falënderon Ministrinë e Shëndetësisë së Republikës së Shqipërisë, e cila ka qenë në kontakt të vazhueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës për situatën e krijuar, dhe ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar pacientët kosovarë, që kanë pasur nevojë për Shërbimin e Radioterapisë. /arbresh.info/

Rregullohen aparaturat e dëmtuara nga shiu, pacientët nuk ka nevojë të shkojnë në Shqipëri

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme