Rikthehet në punë polici që u suspendua me dyshimin se dha informata për djalin e shefit të AKI-së

16:38 | 24 Prill 2019
L G

Zyrtari policor Afrim Karaxha, që ishte suspenduar para rreth 6 muajsh nën dyshimet se ka dhënë informata në lidhje me përfshirjen në një rast penal djali i shefit të AKI-së, Shpend Maxhuni, është kthyer sot në punë.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar për ‘Koha Ditore’ drejtori i Policisë se Kosovës, Rashit Qalaj.

Ligjërisht bazuar në Ligjin e Policisë se Kosovës një zyrtar policor nuk mund të qëndroj i suspenduar më shumë se 6 muaj.Pas 6 muajsh të suspendimit, menaxhmenti i Policisë se Kosovës ose duhet ta kthejë në pozitën që ka qenë zyrtari ose t’ia ndërpresë kontratën. Karaxha pensionohet për disa muaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme