Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se për pesë ditët e ardhshme parashihet që moti të jetë i nxehtë, si pasojë e prezencës së masave të nxehta të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore.
Sipas IHMK-së, temperatura minimale do të jetë 12 gradë celsius ndërsa ajo maksimalja parashihet të arrijë deri në 36 gradë celsius.
Parashikimi i motit për pesë ditë (12-16 gusht 2024):
E hënë – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i verilindjes.
E martë – Mot kryesisht i ngjajshëm, por me rritje të lehta të temperaturave në të dy vlerat ekstreme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 -17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëviin ndërmjet 33-36 gradë Celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme, e lehtë deri mesatare.
E mërkurë – Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-36 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-4m/s.
E enjte – Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, më të fokusuara rreth relievit malor, ku atje mund të ketë edhe ndonjë rigë e izoluar shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-36 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s.
E premte – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme , me shpejtësi 1-6m/s.
Indeksi UV mbetet i lartë , prandaj këshillohet që nga ora 9-17 të mos ju ekspozohemi rrezeve direkte të diellit.
atë këtyre pesë ditëve të parashikimit riga të dobëta shiu mund të ketë nga e mërkura , vetëm në disa zona të izoluara./Arbresh.info
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...