Rëndohet situata për shkak të Covid-19 në Itali.
Qeveria e drejtuar nga kryeministri Mario Draghi pritet të aprovoj sot, 14 dhjetor, një vendim të rëndësishëm mbi kohëzgjatjen e gjendjes së emergjencës pandemike kombëtare, shkruan bbc transmeton arbresh.info
Më 31 dhjetor 2021 është afati i përfundimit të saj, e vala e katërt e infektimit nga Covid 19, e ka bërë të detyrueshme marrjen e një vendimi të ri.
Në pamundësi për të tej zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme aktuale, zërat mediatike nga burime të selisë së kryeministrisë italiane zbardhin tre rrugë të mundshme; miratimin e një drafti të ri ligjor që do të shpall një gjendje të re të jashtëzakonshme shëndetësore me afat të ri kohor; një amendament me masa të reja që është në diskutim në parlament; ose futjen e një normative të re në draft ligjin që pritet të aprovohet nga qeveria në këtë fund vit për të përballuar situatat emergjente kombëtare mes të cilave dhe këto probleme juridike.
Debati politik mbi vendimin e ardhshëm të qeverisë ka vënë përballë të djathtën e të majtën italiane. /arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...