Google ADS

Rikthehet ajri i ndotur në Prishtinë

01:09 | 1 Dhjetor 2019
Trina Galanxhi

Në Kosovë kanë rënë ndjeshëm temperaturat.
Madje për nesër është paralajmëruar se ato do të jenë edhe nën zero gradë.

Nevoja për ngrohje, po shkakton edhe ndotjen e ajrit në Prishtinë, problematikë kjo edhe e viteve të tjera.

Aktualisht në kryeqytet, niveli ndotës shënon 165 PPm sipas të dhënave nga matësi i ambasadës amerikane.

Nga ajo që është vlerësuar nga institucionet përgjegjëse, shkaktari kryesor i ndotjes në Kosovë janë termocentralet, mirëpo edhe përdorimi i thëngjillit si lëndë djegëse, raporton lajmi.

Vitin e kaluar për një problematikë të tillë ishte protestuar në kryeqytet, kur ndotja e ajrit kishte kaluar të gjithë përmasat dhe Prishtina ishte radhitur si kryeqyteti i parë në botë me cilësi të rrezikshme të ajrit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme