Pas ndërprerjes së vizitave familjare dhe shfrytëzimit të vikendeve nga ana e të burgosurve në Qendrën Korrektuese në Lipjan për shkak të pandemisë, drejtoria e kësaj qendre ka vendosur t’i rikthej ato sërish.
Nga e hëna, të gjithë të miturit që vuajnë dënimet në këtë qendër korrektuese do të kenë mundësinë të vizitohen nga një anëtar i familjes, apo edhe të shfrytëzojnë vikendin në shtëpi, shkruan arbresh.info.
Kështu ka bërë të ditur drejtori i Qendrës Korrektuese në Lipjan, Afrim Beqa.
Ai, për arbresh.info ka thënë se nga e hëna do të lejohen sërish vizitat familjare, dhe vizitat e të burgosurve në familje gjatë vikendeve.
Madje, sipas tij, disa prej tyre Vitin e Ri do e presin në familje.
“Tani nga e hëna është liruar që nga një familjarë mund t’i vizitojë të miturit, të burgosurit në këtë rast edhe lejohet vizita në familje. Besoj që tani një pjesë e madhe e tyre janë shfrytëzues të vikendit dhe do të shkojnë në familje. Prej 28 do të shkojnë në familje do të jenë me ta për Vitin e Ri”, tregon Beqa.
E këtë lajm e kanë mirëpritur të miturit që po vuajnë dënimet këtu.
B.N i cili ka dy vjet që po vuan dënimin këtu për veprën penale “Vrasje”, i është gëzuar shumë këtij vendimi të drejtorisë.
“Po jena gëzuar shumë pasi po vijnë familjarët , ani pse veç nga një person”, shprehet ai.
Edhe i riu tjetër, M.L pohon se masat kundër Covid-19 i kishin pamundësuar vizitat e familjes së tij, dhe vendimi i ri i drejtorisë për lejimin e vizitave familjare dhe shfrytëzimit të vikendeve, është një lajm i mirë.
Ai, tregon se me familjarët e tij ka komunikuar vetëm në Skype dhe telefon gjatë këtyre masave.
“Mire është, me Skype sa mi pa, por tash na janë hapur edhe vikendet. Jam gëzu, por jam edhe shfrytëzues i vikendit”, shprehet ai./arbresh.info/Arditë Shkodra/
LEXO EDHE:
Sara e emocionuar flet për dëshirën e saj të fundvitit
UNICEF: 2024-ta, një nga vitet më të këqija për fëmijët e pr...
Vjen reagimi i klubit të njohur pasi Ronaldo deklaroi se në ...
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...