Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në vendin tonë do të ketë mot kryesisht të vranët dhe me kushte për reshje shiu e bore, derisa dita e diele parashihet të jetë më e ftohtë në dy vlerat e temperaturave ekstreme dhe me reshje bore.
“Vazhdon situata meteorologjike të mbetet jostabile. Kjo si pasojë e masave të ajrit të ardhura nga të dy anët e kontinentit, verilindja dhe juglindja. Dita e shtune do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët dhe me kushte për reshje shiu e bore, derisa dita e diele parashihet të jetë më e ftohtë në dy vlerat e temperaturave ekstreme dhe me reshje bore. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri në 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes me shpejtësi 1-6m/s”, njofton IHMK.
Çitaku për Hamzën: Dramën ua lëmë aktorëve, qeverisjen profe...
Nesër mbahet “Forumi për Sportin”
“Ai është anësori më i mirë në botë” – Lewandowski me këshil...
Romeo Veshaj po rikthehet pas shumë kohësh me këngë të re
Zelensky shpalos “planin e fitores” gjatë takimi...
Hamza nuk vendos vija të kuqe: Koalicioni me LDK-në më i pre...