Bashkatdhetarët që po vijnë për pushime në Kosovë, të shtunën në mbrëmje, po presin mbi katër orë për të hyrë në Kosovë përmes vendkalimit kufitar në Merdar.
Ndërsa, në vendkalimet e tjera kufitare me Serbinë nuk ka pritje më të gjata se një orë.
Për dallim nga paraditja dhe pasditja e së shtunës, kur në Merdar pritej deri në gjashtë orë për të dalë nga Kosova, në orët e mbrëmjes po ndodhë e kundërta.
Kolona dhe pritjet e gjata janë krijuar në pjesën e Serbisë, nga mërgimtarët që po vijnë në Kosovë.
Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (raporti i orës 21:31), njofton se bashkatdhetarët po presin katër orë e 20 minuta për të hyrë në Kosovë përmes vendkalimit kufitar në Merdar.
Ndërsa, pritjet për të dalë nga Kosova në këtë venkalim kufitar, nga 6 orë sa ishte gjatë ditës, tani janë deri në 70 minuta.
Në vendkalimet e tjera kufitare me Serbinë nuk ka pritje të gjata, përveç në Jarinjë, ku po pritet 60-70 minuta në dalje dhe 20 deri në 30 minuta për të hyrë në vendin tonë.
Te Dheu i Bardhë për të dalë nga Kosova po pritet deri në 20 minuta, kurse 30 minuta për të hyrë brenda territorit tonë.
Pritje deri në 20 minuta ka në vendkalimin kufitar Muçibabë për të dalë nga Kosova./Telegrafi/
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...