Asistentja e Sekretarit Organizativ në Qendrën e VV-së në Gjilan, Ardianë Halimi, ka dhënë dorëheqje nga kjo parti.
Ajo në llogarinë e saj në Facebook e ka treguar arsyen e dorëheqjes, duke përmendur edhe shpifjet që janë bërë ndaj saj. Halimi tha se pavarësisht kësaj ajo do vazhdojë të kontribuojë positivisht për të mirën e komunitetit dhe Republikës.
Ndërkohë, në Vetëvendosje dorëheqjet erdhën një pas një, e kjo pas përarjeve që pati një grup i të pakënaqurve me subjektin në fjalë ku pastaj edhe u krijuar GDP.
Postimi i plotë i Ardianë Halimit në Facebook:
Letra e dorëheqjes
Në Lëvizjen Vetëvendosje u anëtarësova me bindjen se ajo brenda ishte ashtu siç dukej nga jashtë: demokratike, tolerante për bindjet ndryshe dhe shpresë e vetme për rininë. Në VV u kyça me shpresën se, duke i bashkuar forcat me shokët dhe shoqet aty, do të kontribuonim në luftimin e së keqes. Një pjesë të kohës deri më sot në VV isha Asistente e Sekretarit Organizativ në Qendrën e VV-së në Gjilan dhe punoja me shumë zell për forcimin e lëvizjes. Motivi për të punuar në krijimin e mundësive për të rinjtë e Kosovës ishte i lartë edhe pse anëtarë të familjes dhe shokët e shoqet më thonin se VV-ja nuk ka dallim substancial nga partite tjera. Për kohë të gjatë nuk i mora seriozisht këto kritika, duke i kualifikuar si dashakeqe.
Mirëpo, me kalimin e kohës, sidomos në dy vitet e fundit, magjepsja ime me VV-në sa vinte e zbehej. Zhvillimet e këtyre 24 muajve kanë ndikuar që në VV të krijohet një klimë shumë e papërshtatshme për një pjesë të konsiderueshme të anëtarësisë. Por kjo nuk ishte as aksidentale e as e rastësishme. Fushatat agresive kundër një pjese të gjerë të anëtarësisë ishin të orkestruara në mënyrë sistematike dhe pasojat ishin fatale. Një mjedis tepër armiqësor që nuk kishte më fare mirëkuptim për mendimin ndryshe po e bënte qëndrimin gjithnjë e më pak të mundur.
Dorëheqjet e muajve të fundit nga VV-ja janë rezultat i kësaj fryme. Autoritarizmi i ashpër në organizatë nuk la rrugë tjetër. Ajo harmonia, kompaktësia e fryma demokratike për të cilat isha kyçur në VV kishin qenë fluskë sapuni. Në vend të tyre kishte intriga, akuza e shpifje nga më të ulëtat. Krejt kjo e dirixhuar. Në një ambient të tillë qëndrimi është i pamundshëm. Nuk mund të vazhdohet me kontribut autentik në një organizatë që nuk lejon zhvillimin e aktivistëve, por vetëm i instrumentalizon ata për qëllime të veçanta të dikujt.
Duke mos u pajtuar me këtë mendësi të organizimit, unë nga sot kam vendosur që të ndërpres aktivitetin disavjeçar në VV. Unë e di që largimi im do t’i tërbojë disa ish bashkëaktivistë/e dhe se linçimi e stigmat që veçse kanë filluar ndaj meje do të forcohen. Ka disa muaj që kanë filluar të më baltosin me mbiemra si “spiune”, gjoja se informacione të shumta po qarkullojnë përmes meje për interesin e këtij apo atij personi. Një shpifje shumë e ulët. Por çfarë është më keq e më rrezikshëm është fakti që cenojnë privatësinë e njerëzve përmes hakimit të llogarisë së facebookut.
Kjo më ka ndodhur mua personalisht. Dikush prej tyre më ka hakuar llogarinë e facebookut dhe ka pëlqyer me dhjetëra komente ku fyhej ish-kryetarja e VV-së në Gjilan, Besa Baftiu. Vepër shumë e poshtër dhe e ulët. Por nuk mund të shpresoj për diçka tjetër. Ky është produkti tragjjik i kultivimit të autoritarizmit në VV. Nuk mund të presësh mirëkuptim nga “aktivistët” të cilët kontrollohen në mënyrë të plotë nga drejtuesit e partisë.
Kontrolli mbi aktivistët ka shumë nivele, që nga kontrolli mbi titujt e librave që duhet të lexohen e deri tek mënyra se si duhet të lexohen ata. Që nga filmat që duhet të shikohen, e deri tek interpretimi i tyre në mënyrë dogmatike. Që nga lista e njerëzve me të cilët mund të rrish, e deri tek ata me të cilët nuk mund të rrish.
Totalitarizmi nuk është ndryshe. Unë mund të ndjej keqardhje për këto fushata të presionit, por asnjëherë nuk do të mund të kenë rol final në vendimin tim. Nuk do të dorëzohem para tyre.
Nga sot, unë dhe VV ndajmë rrugët. Etiketat për tradhti do vazhdojnë të përdoren ashtu siç janë përdorur gjatë në këtë parti për të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga lideri i tyre shpirtëror, por as që do të mirrem me këtë. Më vjen keq që dikur e kam besuar si të vërtetë dhe të sinqertë një mendësi të tillë. Por e mira është që kjo nuk u kuptua me shumë vonesë. Jam e dëshpëruar që kritikat dhe paralajmërimet e miqve dhe familjarëve dolën të jenë të vërteta.Ndërkohë, nga këtu e tutje, unë do të përkushtohem më shumë në studimet e mia universitare. Poashtu, aktiviteti im politik do të vazhdojë edhe më tej sepse ky nuk është fundi i politikës. Është vetëm fund i një episodi të aktivitetit tim politik. Për format e angazhimit të mëtutjeshëm do të marr vendimin në ditët, javët e muajt në vazhdim. Por çfarë mund të ju premtoj, është se cilado qoftë forma, unë do të përpiqem të kontribuojë positivisht për të mirën e komunitetit dhe Republikës.
Letra e dorëheqjesNë Lëvizjen Vetëvendosje u anëtarësova me bindjen se ajo brenda ishte ashtu siç dukej nga jashtë: demokratike, tolerante për bindjet ndryshe dhe shpresë e vetme për rininë. Në VV u kyça me shpresën se, duke i bashkuar forcat me shokët dhe shoqet aty, do të kontribuonim në luftimin e së keqes. Një pjesë të kohës deri më sot në VV isha Asistente e Sekretarit Organizativ në Qendrën e VV-së në Gjilan dhe punoja me shumë zell për forcimin e lëvizjes. Motivi për të punuar në krijimin e mundësive për të rinjtë e Kosovës ishte i lartë edhe pse anëtarë të familjes dhe shokët e shoqet më thonin se VV-ja nuk ka dallim substancial nga partite tjera. Për kohë të gjatë nuk i mora seriozisht këto kritika, duke i kualifikuar si dashakeqe.
Mirëpo, me kalimin e kohës, sidomos në dy vitet e fundit, magjepsja ime me VV-në sa vinte e zbehej. Zhvillimet e këtyre 24 muajve kanë ndikuar që në VV të krijohet një klimë shumë e papërshtatshsme për një pjesë të konsiderueshme të anëtarësisë. Por kjo nuk ishte as aksidentale e as e rastësishme. Fushatat agresive kundër një pjese të gjerë të anëtarësisë ishin të orkestruara në mënyrë sistematike dhe pasojat ishin fatale. Një mjedis tepër armiqësor që nuk kishte më fare mirëkuptim për mendimin ndryshe po e bënte qëndrimin gjithnjë e më pak të mundur.
Dorëheqjet e muajve të fundit nga VV-ja janë rezultat i kësaj fryme. Autoritarizmi i ashpër në organizatë nuk la rrugë tjetër. Ajo harmonia, kompaktësia e fryma demokratike për të cilat isha kyçur në VV kishin qenë fluskë sapuni. Në vend të tyre kishte intriga, akuza e shpifje nga më të ulëtat. Krejt kjo e dirixhuar. Në një ambient të tillë qëndrimi është i pamundshëm. Nuk mund të vazhdohet me kontribut autentik në një organizatë që nuk lejon zhvillimin e aktivistëve, por vetëm i instrumentalizon ata për qëllime të veçanta të dikujt.
Duke mos u pajtuar me këtë mendësi të organizimit, unë nga sot kam vendosur që të ndërpres aktivitetin disavjeçar në VV. Unë e di që largimi im do t’i tërbojë disa ish-bashkëaktivistë/e dhe se linçimi e stigmat që veçse kanë filluar ndaj meje do të forcohen. Ka disa muaj që kanë filluar të më baltosin me mbiemra si “spiune”, gjoja se informacione të shumta po qarkullojnë përmes meje për interesin e këtij apo atij personi. Një shpifje shumë e ulët. Por çfarë është më keq e më rrezikshëm është fakti që cenojnë privatësinë e njerëzve përmes hakimit të llogarisë së facebookut. Kjo më ka ndodhur mua personalisht. Dikush prej tyre më ka hakuar llogarinë e facebookut dhe ka pëlqyer me dhjetëra komente ku fyhej ish-kryetarja e VV-së në Gjilan, Besa Baftiu. Vepër shumë e poshtër dhe e ulët. Por nuk mund të shpresoj për diçka tjetër. Ky është produkti tragjjik i kultivimit të autoritarizmit në VV. Nuk mund të presësh mirëkuptim nga “aktivistët” të cilët kontrollohen në mënyrë të plotë nga drejtuesit e partisë.
Kontrolli mbi aktivistët ka shumë nivele, që nga kontrolli mbi titujt e librave që duhet të lexohen e deri tek mënyra se si duhet të lexohen ata. Që nga filmat që duhet të shikohen, e deri tek interpretimi i tyre në mënyrë dogmatike. Që nga lista e njerëzve me të cilët mund të rrish, e deri tek ata me të cilët nuk mund të rrish.
Totalitarizmi nuk është ndryshe. Unë mund të ndjej keqardhje për këto fushata të presionit, por asnjëherë nuk do të mund të kenë rol final në vendimin tim. Nuk do të dorëzohem para tyre.
Nga sot, unë dhe VV ndajmë rrugët. Etiketat për tradhti do vazhdojnë të përdoren ashtu siç janë përdorur gjatë në këtë parti për të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga lideri i tyre shpirtëror, por as që do të mirrem me këtë. Më vjen keq që dikur e kam besuar si të vërtetë dhe të sinqertë një mendësi të tillë. Por e mira është që kjo nuk u kuptua me shumë vonesë. Jam e dëshpëruar që kritikat dhe paralajmërimet e miqve dhe familjarëve dolën të jenë të vërteta.
Ndërkohë, nga këtu e tutje, unë do të përkushtohem më shumë në studimet e mia universitare. Poashtu, aktiviteti im politik do të vazhdojë edhe më tej sepse ky nuk është fundi i politikës. Është vetëm fund i një episodi të aktivitetit tim politik. Për format e angazhimit të mëtutjeshëm do të marr vendimin në ditët, javët e muajt në vazhdim. Por çfarë mund të ju premtoj, është se cilado qoftë forma, unë do të përpiqem të kontribuojë positivisht për të mirën e komunitetit dhe Republikës.
Kamberi: Qeveria e Kosovës tregon përkushtim të jashtëzakons...
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...
Fenerbahçe interesohet për Muriqin
Qeveria dërgon mbi një milion euro në Luginë, Sinani: Ky fin...
Dhurata më e çmueshme e Xhensiles për Ajken vjen për Krishtl...
Kurti: Tre milionë euro investim në arsim për Komunën e Mali...