Google ADS

Rikthehen ditët e nxehta, nesër temperaturat deri në 35 gradë

19:11 | 7 Gusht 2021
S D

Nga nesër pritet që të rikthehen ditët e nxehta. Të dielën në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe temperatura mjaft të larta.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimalet e ditësh parashihen të jenë mes 34-35 gradë Celsius.

IHMK njofton se nesër do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme