Policia e Kosovës në orët e hershme të ditës së sotme ka bllokuar rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë.
Bajram Kelmendi nga Policia e Kosovës i ka thënë Arbresh.info se Policia nuk është duke kryer aksion mirëpo është duke u bërë rikontruktimi i vendit ku ka ndodhur vrasja e vitit 2014 e punëtorit të sigurimit në lokalin ‘Bon Vivant’ në Prishtinë.
“Jemi në asistencë të Gjykatës dhe Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Në vitin 2014 ka ndodhur një vrasje dhe jemi duke e siguruar vendin që ta kenë më të lehtë hetimin organet e drejtësisë”, ka thënë Kelmendi.
I pyetur se sa do të zgjasin hetimet, ai ka thënë se kjo nuk mund të dihet aktualisht pasi gjithçka varet nga dëshmitë që do të gjenden.
Ekipi i Arbresh.info që po qëndron në vendngjarje ka bërë të ditur se askush nuk po lejohet të lëviz në pjesën e rrugës së bllokuar pëveq punëtorëve të lokaleve që ndodhen aty e të cilët po përcillen nga Policia në çdo lëvizje.
Rrahman Uka, ish-punëtor i sigurimit të kafenesë “Bon Vivant”, mbeti i vrarë më 13 tetor të vitit 2014 për shkak të një konflikti që kishte ardhur si pasojë e moslejimit të futjes në lokal të një personi.
Për këtë vrasje akuzohen dy persona, Masar Gërdovci dhe Sherif Krasniqi, ndërsa sipas ligjeve në fuqi, në rast se shpallen fajtorë, ata rrezikojnë të dënohen nga 5 deri me 40 vjet burgim, kurse varësisht nga vlerësimet e rrethanave edhe me burgim të përjetshëm./Arbresh.info.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1485550238176730/
Nga humbja në 2020 në triumfin e zgjedhjeve të 2024-ës/ Anal...
Vullneti – Gjestit: Nuk jam gazetar, jam Vullneti
Xheneta tregon vështirësitë me ish të fejuarin
Rama pret në takim ambasadorin e Arabisë Saudite, pranon dhu...
Buja thotë se nuk kanë pasur organe të hetuesisë ose gjykata...
Konjufca uron Trumpin: ShBA-ja është kryealeati ynë, mezi pr...