Google ADS

Rikërkohet të mos lejohet përdorimi i IP Adresave serbe në Kosovë

10:45 | 19 Dhjetor 2022
L G

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës (DHTIK), me anë të një shkrese edhe njëherë i është drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe i ka kërkuar Qeverisë që ART-ja mos të lejojë përdorimin e IP të Serbisë në Kosovë, pasiqë të njëjtat janë duke e dëmtuar në vazhdimësi biznesin medial me miliona euro në vit, ndërsa Republikën e Kosovës me cenim të sovranitetit.

DHTIK thotë se është shqetësuese që edhe vetë Telekomi i Kosovës që është në pronësi të Shtetit është duke vazhduar të përdorë IP të Serbisë.

Ja si dalin të dhënat me Telekomin e Kosovës në Prishtinë:

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Duke pas parasysh që aktualisht Kosova nuk ka të drejtë të posedimit të kodit të internetit (ccTLD), kërkesë e DHTIK-së tash e sa kohë ishte dhe mbetet rregullimi i problemit të provajderëve dhe eleminimi i përdorimit të IP adresave nga Serbia dhe këto të fundit të zëvendësohen menjëherë me ato të Shqipërisë, në mënyrë që reklamat në webfaqe të dalin në gjuhën shqipe”, thuhet në kërkesën e kësaj Dhome.

“Për njohuri sistemi i ri i marketingut botëror vendos reklama në webfaqet dhe portalet, në bazë të IP të çdo shteti. Sipas DHTIK-së, mos rregullimi i IP Adresave edhe pse i deleguar tash e sa kohë, edhe më tutje mbetet problem për bizneset e specifikisht për sektorin medial, i cili është duke u ballafaquar me mosrregullimin e tyre”, thuhet tutje në këtë reagim.

Dhoma e Tregtisë, konsideron që me këtë rast, përveç humbjeve të cilat po i’u shkaktohen bizneseve, problem tjetër mbetet edhe dëmtimi i imazhit të vendit tonë në aspektin nacional, kjo Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, sepse në vend të paraqitjes së shtetit të Kosovës, kur kërkojmë në linkun “What’s my IP address (https://whatismyipaddress.com/)”, figuron shteti serb.

DHTIK, sqaron se ka kërkuar me shkresa dhe ka takuar edhe ARKEP-in. Duke pasur parasysh që kjo Dhomë ka pranuar vazhdimisht ankesa nga qytetarët dhe nga biznesi i mediave, tek të cilat në fund të faqeve po shfaqen reklama në gjuhen serbe, ku me këtë rast në vend që të ofrohen reklama dhe oferta në gjuhën shqipe, qytetarëve dhe bizneseve po i ofrohen ato nga një shtet i huaj, që është kundër Republikës së Kosovës.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës, rikërkon nga kryeministri, dhe ministritë përkatëse që të vendos rregulla për përdorimin e IP adresave nga operatorët kabllorë.

DHTIK gjithashtu kërkon nga Provajderët e Internetit në Kosovë që mos të përdorin IP të Serbisë sepse po dëmtojnë bizneset që po reklamojnë përmes internetit përkatësisht webfaqeve dhe rrjeteve sociale./rtk

Të ngjashme