Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi ka thënë se ende nuk kanë nisur hetimet zyrtarisht në lidhje me akuzat që janë drejtuar ndaj ministrit te Bujqësisë, Nenad Rikalo se ka keqtrajtuar shqiptarë gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Lumezi, në një konferencë për media bashkë me ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri ka thënë se janë duke hetuar deklaratat e disa dëshmitarëve të paraqitur në media dhe po ashtu po marrin informata nga KMDLNj dhe Fondi për të Drejtën Humanitare për të parë nëse ka diçka reale në këtë drejtim, shkruan arbresh.info.
Sipas tij, shumë shpejt do të ftohet për dëshmi edhe vetë ministri Nenad Rikalo.
“Prokuroria e shtetit në bazë të informacioneve që ka marrë nga mediat e ka hapur procedurën penale por ende nuk ka nxjerrë aktvendim zyrtar për fillimin e hetimeve. Jemi në fazën e dëgjimit të personave që kanë dhënë informacione për ministrin e ri të Bujqësisë, jemi duke mbledhur edhe informacione të tjera, kemi marrë informacione edhe nga KMDLNJ dhe nga Fondi për të Drejtën Humanitare, do ta dëgjojmë së shpejti edhe ministrin në cilësinë e personit të dyshuar dhe pas mbledhjes së të gjitha këtyre fakteve do të vendosim se a të fillojmë një hetim zyrtar apo këto janë vetëm thashetheme të personave që kanë dashur të ndikojnë edhe në situatën politikën në vendin tonë”, është shprehur Lumezi.
/arbresh.info/
Zgjedhjet në Shqipëri– Celibashi: Më 11 janar nis regjistrim...
FBI po e heton sulmin në Nju Orllins si “terrorist”, i dyshu...
Jessica Alba shpërndan këngën ‘Obsesion’ nga Tayna, teksa fr...
Nga sot, biletat ditore dhe mujoret do të pranohen edhe nga ...
Zeqiri ndan mirënjohje dhe dhurata për punën e Policisë së K...
Si arriti Vinicius të bëhej lojtari më i paguar i Real Madri...