Këshilli i Bashkësisë Islame në Podujevë njofton se është rihapur Xhamia e Halabakut.
KBI në Podujevë ka falënderuar besimtarët për mirëkuptim.
“Këshilli i Bashkësisë Islame në Podujevë njofton opinionin se Xhamia e Halabakut është hapur dhe tani e tutje është në shërbim të xhematit sikurse të gjitha xhamitë e komunës tonë. KBI Podujevë falënderon xhematin për mirëkuptim dhe kontribut të vazhdueshëm në të mirë të komunitetit”, thuhet në njoftimin për media, përcjell arbresh.info.
Kjo xhami ishte mbyllur më 19 shkurt, pasi një ditë më parë katër persona për shkak se nuk janë pajtuar me imamin e caktuar, kanë refuzuar të kryenin ritet fetare pas tij. Sipas tyre, imami nuk ishte i denjët për t’u falur dhe për të kryer ritet fetare.
Policia pati njoftuar se pastaj tre persona të tjerë nuk kanë lejuar që të sulmohet hoxha dhe gjatë asaj kohe njëri nga ta dyshohet se e ka sulmuar me kondak të revoles njërin nga katër viktimat duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë