Rihapet thirrja për subvencione për gra dhe vajza të personave të zhdukur

14:44 | 9 Gusht 2024
A Z

Qeveria e Kosovës ka rihapur thirrjen për subvencione për gra dhe vajza që përbëjnë familje të ngushtë të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Facebok nga Qeveria e Kosovës.

Në njoftimin për media thuhet se Qeveria Kosovës se po e shton mbështetjen për familjaret e personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës.

“Me qëllim të rritjes së mirëqenies familjare dhe pavarësimit ekonomik të grave dhe vajzave, Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, nëpërmjet Agjencisë për Barazi Gjinore, në mbështetje me Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka rihapur thirrjen për subvencione për gra dhe vajza që përbëjnë familje të ngushtë të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë, të evidentuar në listën e pensioneve për persona të zhdukur”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se afati për aplikim është deri më 29 gusht 2024.

Të ngjashme