Google ADS

Rihapet shoqata e Gastronomëve në Komunën e Prishtinës

13:32 | 14 Korrik 2017
Arbresh.info

Pas iniciativës së disa kafiterive, klubeve dhe restoranteve të Prishtinës është riahapur Shoqatën e Gastronomëve.

Një ditë pas rihapjes së shoqatës përfaqësues të kësaj organizate kanë zhvilluar takim me Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe Drejtorin e Inspektoratit, Salih Zyba.

Disa nga propozimet që dolën nga ky takim janë që gastronomët e Prishtinës ta kenë një zyre dhe përfaqësim në Komunë, që kjo industri ta ketë periudhën e tolerancës dhe kohën turistike prej 15 korrikut deri më 15 gusht të çdo viti, që matja e zhurmës nga muzika të bëhet me decibel dhe që të gjithë ta respektojnë këtë normë të lejuar të zhurmës në ambientet publike , në mënyrë që Policia të mos vendosë njëanshëm për këtë, si dhe ndryshimi i ligjit për gastronomët.

Nga ana e tij kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka premtuar angazhimin e ekspertëve ndërkombëtar për matjen dhe tolerancën ndaj zhurmës, formimin e grupeve për ndryshim të ligjit ndaj gastronomëve (në grup do të jenë të përfshirë përfaqësues të bashkësive lokale të qytetit, përfaqësues të gastronomëve si dhe ekspertë ligjor nga Komuna dhe Policia e Kosovës).

“Tani ne si shoqatë do të kemi takim edhe me Policinë e Kosovës, në mënyrë që me komunikim dhe mirëkuptim të ndërsjellë ta zgjidhim çdo çështje të hapur nga cilado anë, sepse ne jemi shumë të interesuar të punojmë duke i respektuar të gjitha ligjet e aplikueshme, por edhe të avokojmë për të drejtat tona si industri e cila është shumë e madhe në peshë, në ekonominë e kryeqytetit. Me komunikim të hapur dhe të sinqertë, do të arrijmë në zgjidhje të mira për të gjithë”, thuhet në komunikatën për media nga shoqata e gastronomëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme