Google ADS

Rihapet Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Fushë-Kosovë

15:52 | 2 Maj 2023
A. B.

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Fushë-Kosovë është rihapur pas renovimit të plotë.

Lajmin e ka bërë të ditur Komuna e Fushë Kosovës të martën, përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook.

“Sot, Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës z. Burim Berisha, Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale znj.Mimoza Kolshi dhe Drejtori i QKMF-së Dr.Osman Maxhera me bashkëpunëtorë, rihapën Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Fushë-Kosovë pas renovimit të tërësishëm të saj”, thuhet në njoftim.

Sipas komunës, renovimi i kësaj qendre aq sa ishte i nevojshëm ishte edhe determinues për të plotësuar nevojat shëndetësore të qytetarëve të Fushë-Kosovës.

“Punët e mira dhe gatishmëria për një ambient si ky sot, do të jenë pjesë kryesore e qëllimeve për ofrim të shërbimeve shëndetësore kualitative për të gjithë qytetarët pa dallim”, thuhet tutje në njoftimin për media./Arbresh.info/

Të ngjashme