Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, të hënën, ka shfuqizuar vendimin për mbylljen e tregjeve të kafshëve në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës.
Ky vendim është marrë si preventivë për parandalimin e përhapjes së sëmundjes gungore të lëkurës tek kafshët e llojit të gjedhit, transmeton Koha.net.
“Me mbylljen e fushatës se vaksinimit masiv të të gjitha kafshëve të llojit të gjedhit, i cili ka zgjatur për një muaj, duke mos pasur asnjë rast të kafshëve të prekura gjatë këtij viti, AUV vendos që të rihapë tregjet dhe heq masën e ndalimit të lëvizjes se kafshëve”, thuhet në një komunikatë të AUV-it.
Sipas komunikatës, ky vendim është pasuar pas monitorimit të vaksinimit dhe vlerësimit të situatës së shëndetit të kafshëve në terren.
“Bazuar në të dhënat, sipas statistikave, të cilat rezultojnë me asnjë rast të raportuar, ku masa e vaksinimit ka dhënë efektin e duhur. Drejtoria e Shëndetit dhe e Mirëqenies së Kafshëve e AUV-së ka rekomanduar që mund të lejohet hapja dhe funksionimi i tregjeve”, thotë komunikata e AUV-it.
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...