Pas 40 minutash pauzë, ka filluar takimi mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti dhe kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa.
Në këtë takim pritet të vendoset për emrat dhe ndarjet e përgjegjësive në qeverinë që këto dy parti pritet ta formojnë.
Takimi i sotëm ka filluar në ora 14:00 por që më pas dy kryetaret kanë dalë në pauzë për 40 minuta.
Ndonëse ishte pritur që ky takim të jetë përfundimtar dhe më nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëqeverisje duket se një nënshkrim i tillë nuk do të ndodh.
Të paktën kjo vërehet deri më tash nga disponimi i Kurtit e Mustafës. Pika më e nxehtë e këtyre takimeve ishte pikërisht posti i Presidentit.
Ndryshe nuk dihet se sa do të zgjas ky takim./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...