Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se pas një periudhe të gjatë të mungesës së trajtimit stomatologjik me implante.
“Pas një periudhe të gjatë të mungesës së trajtimit stomatologjik me implante, nga dita e djeshme, 29 mars 2024, rifilloi aplikimi i terapisë me implante për pacientët që kanë indikacion rehabilitimin kirurgjik dhe protetikor të padhëmbësisë”, ka njoftuar SHSKUK.
Në njoftimin e tyre thuhet se trajtimi i filluar me vendosjen e implanteve në Klinikën e Kirurgjisë Orale do të vazhdojë me rehabilitimin protetikor në Klinikën e Protetikës Stomatologjike të QKSUK-së.
“Me këtë shënohet një arritje të re në ofrimin e shërbimeve më të avancuara që kanë munguar në sistemin publik shëndetësor”, thuhet tutje në njoftimin nga SHSKUK-ja./Arbresh.info/
Shoferi humb kontrollin, shtatë të lënduar në New York
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Parashikimi i motit në Shqipëri
Giro d’Italia në Shqipëri/ Rama: Lajmi është publikuar në 70...
Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Nuk ka pritje në pikat kufitare të Republikës së Kosovës