Ura e Ibrit ka qenë ‘mollë sherri’ për qytetarët e Mitrovicës që prej vitit 1999, kohë kur për herë të parë KFOR-i francez i kishte vendosur telat gjembor për të pamundësuar kalimin nga ana jugore në anën veriore.
Në prill bëhet një vit prej kur kryetari i komunës të Mitrovicës së veriut, Goran Rakiq, kishte marrë vendim për ndërprerjen e punimeve të rreth-rrotullimi, duke lënë të papërfunduar projektin e BE-së të filluar dy vite më parë.
Portali Veriu.info mëson se sot kanë filluar parapërgatitjet nga kompania e kontraktuar, që brenda një jave të rifillojnë intensivisht punimet për përfundimin e rreth-rrotullimit në pjesën veriore, të cilat do t’i dhënë fund punimeve mbi dhe rreth Urës së Ibrit, duke hapur mundësinë e kalimit të qytetarëve nga jugu në veri dhe anasjelltas.
“Sot janë vendosur disa shenja të cilat tregojnë se punët te rreth-rrotullimi do të rifillojnë shpejt. Për këtë ka dakordim të plotë nga faktorët relevant, pasi që edhe kryetari i Mitrovicës së veriut, Goran Rakiq para faktorit ndërkombëtar është zotuar se do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për mos pengimin e punimeve nga askush, me ç’rast edhe e ka anuluar vendimin me të cilin i kishte ndërprerë punimet për gjoja mungesë të sigurisë. Përveç Policisë së Kosovës, në rast nevoje edhe KFOR-i ka shprehur gatishmërinë të ndërhyj, me kush që të krijohen kushte për përfundimin e punimeve”, ka thënë burimi i Veriu.info.
Ndër vite kjo urë ishte hapur e mbyllur shpeshherë, ndërsa pas shpalljes së pavarësisë serbët kishin hedhur tonelata rërë mbi urë, të cilit ishit hequr tek në pjesën e parë të vitit 2014. Pas heqjes së rërës, serbët kishin bërë edhe veprimin e radhës duke ndërtuar një të ashtuquajtur “Park të Paqes” në qershor të vitit 2014, i cili është larguar në tetor të vitit 2015.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...