Shefi i negociatave me Serbinë nga Qeveria e Kosovës, Avni Arifi ka bërë të ditur se negociatat me palën serbe më ndërmjetësimin e Brukselit mund të nisin në fund të këtij muaji edhe pse nuk ka ndonjë datë të caktuar.
Arifi për Indeksonline ka thënë se do të përpilohet një strategji në dialog pas rinisjes së tyre.
“Shpresoj që bisedimet të fillojnë në fund të muajit shkurt, nuk ka asnjë datë të caktuar por besoj sepse është koha që të rinisin këto bisedime. Datë të caktuar zyrtare për nisje të bisedimeve nuk ka sepse ne nuk kemi kontakt me palën serbe por me Brukselin dhe se nga ta ende nuk ka ndonjë informacion rreth kësaj”, ka thënë Arifi.
Ndërkaq sa i përket se cilat do të jenë temat që do të bisedohen pas rinisjes së bisedimeve, Arifi ka shpjeguar se temat nuk dihen cilat do të jenë pa u caktuar data e saktë.
“Ne ende nuk kemi pasur asnjë takim, strategjinë tonë dhe temat në këto bisedime do ti publikojmë kur të fillojnë takimet me palën serbe. Tani për të tani nuk ka asgjë konkrete por strategjia jonë do të jetë e fokusuar në zgjidhjen e problemeve në implementimin e marrëveshjeve dhe normalizimin e raporteve”, ka thënë Arifi
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...