Vëllai i komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, Rifati ka thënë se ndjehet krenar kur sheh ushtrinë e Kosovës të rreshtuar, derisa tha se dhimbjen do ta hedh sepse liria i mundi të gjitha.
Në shënimin e Epopesë së UÇK-së, në emër të familjes Jashari ka falënderuar shtetet që ndihmuan Kosovën gjatë luftës.
“Është kënaqësi kur i shoh ushtrinë e Republikës së Kosovës të rreshtuar. Duke falënderuar Zotin, SHBA-në, NATO-n dhe të gjitha shtetet mike, ne sot e arritëm 14 vjetorin e pavarësisë së Kosovës dhe kjo do të qëndrojë për vite. Gjithmonë do të jemi bashkë dhe krenarë, dhimbjen do ta hedhim sepse liria i mund të gjitha, vetëm duhet të kemi gjuhë të përbashkët, të bashkëpunojmë që t’i arrijmë qëllimet shekullore”, ka thënë Jashari në Epopenë e UÇK-së./eo/
Elvis Rexhbeçaj në formacionin startues të Augsburgut ndaj M...
Biden: Arritja e armëpushimit në Gaza është ende real
Odegaard do të humb nëntë ndeshje pas lëndimit
Aliu: Kosova synon të lidhë rrjetin hekurudhor me atë evropi...
Osmani në Akademinë e famshme ushtarake amerikane West Point...
Kryeziu: Qeveria po punon për zhbllokimin e CEFTA-s