Rifat Jashari, vëllai i komandantit legjandar, Adem Jashari, është pritur me shumë duartrokitje në Kuvendin e Kosovës, nw seancën solemne që u bajt për nder të “Epopesë së UÇK-së”.
Si përfaqësues i familjes e cila dha gjithçka për Kosovën, Jashari iu drejtua deputetëve të Kosovës shkurt, por me mesazh të qartë.
Ai u bëri thirrje të gjithë deputetëve për unitet të spektrit politik, sidomos për çështjen e hapur me Serbinë, raporton “Arbresh.info”.
“Këtu është Kuvendi ku merren vendimet për të ardhmen e shtetit, u kisha preferuar ta kalojmë këtë sfidë që e kemi përpara, të ndahemi njëherë e përgjithmonë nga Serbia e tani kemi kohë të merremi me tjerët”, tha Jashari.
Vëllai i Adem Jasharit falënderoi të gjithë ata që kontribuuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
“Sot jemi bashku në 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, i përshëndes edhe ambasadorët. Duke i falënderuar SHBA-të, shtetet e mike tona, e ju ushtarët tanë. Falënderoj nënat e dëshmorëve, motrat, veteranët, invalidët, familjarët e personave të zhdukur, lavdi e nder për të gjithë ata që ranë”, theksoi ai./Arbresh.info/
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...
Dy raste të vjedhjeve të rënda në Ferizaj, policia jep detaj...