Google ADS

Ridvan Berisha për Daut Haradinajn: Prishtina e ka humbur një vendimmarrës të vërtetë.

10:50 | 25 Tetor 2021
Arbresh.info

Ish Gazetari i RTK-se Ridvan Berisah, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social facebook, ku ka përmendur zgjedhjet e 17 tetorit.

Berisha tha se balotazhi më interesant do të jetë në Prishtinë, Prizren, Gjilan, Viti, Kaqanik, Malisheve, Gjakove, Istog, Podujeve, Kamenice, Shtime, dhe sipas tij këto janë zgjedhje poliike dhe nuk janë zgjedhje për të votuar për një bord të OJQ-ve.

Po ashtu ai ka theksuar se vota e tij kishte shkuar për Kanidatin e AAK-së për kryetar të Prishtinës Daut Haradinaj, pasi që kishte besuar shumë se ai do të fitojë, shkruan arbresh.info.

Por, meqë ai i ka humbur këto zgjedhje ka thënë se Prishtina ka humbur shumë dhe kjo është vetëmn një garë dhe i shemb parashikimet.

Postimi i tij i plotë:

Mjesi miq,

Uroj te jeni mire kudo qe ndodheni!

Rrethi i pare i votimeve tregoi se kandidatet per kryetare komunash kane po aq rendesi te madhe ne pritjet per ndryshim qeverisjeje. Kryetaret e partive kishin prezence dukshem me te vogel ne raport ta zeme me zgjedhjet e kaluara. Balotazhi me interesant do te jete ne Prishtine, Prizren, Gjilan, Viti, Kaqanik, Malisheve, Gjakove, Istog, Podujeve, Kamenice, Shtime e ne disa komuna te tjera. Rrethi i dyte uroj te karakterizohet me duele kandidatesh per komunen ku garojne e te refuzojne taksativisht te diskutojne e replikojne per politika kombetare. Keto zgjedhje natyrisht se jane politike sepse nuk jane zgjedhje per te votuar per nje bord OJQ-je! Ne fotografine e plote, Kosova nga shikimi i jashtem duket shtet me pluralizem te vertete, me demokraci me te avancuar ne raport me fqinjt!

PS: Per m’u befasia e paparashikueshme me çdo parameter ka qene vota per Daut Haradinajn. Ne Prishtine, kam pritur realisht qe ai te marre dy apo trefishin e votave ne raport me AAK. Vazhdoje te mendoj me bindje te plote se Prishtina e ka humbur nje vendimarres te vertete. Por, tekefundit kjo eshte gara, qe t’i shembe parashikimet!” /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme