Ridvan Berisha ish-autor i emisionit Debat në RTK, ka paralajmërua padi ndaj drejtueseve të Televizionit Publik.
Ai ka thënë se do të kërkojë kompensim, jo për vendimin për largim nga puna por siç ka thënë ai, për përpjekjet për linçim.
Berisha në TV Dukagjini ka thënë se drejtuesit e RTK-së kanë qenë të informuar muaj më parë so do ta braktisë emisionin gjatë muajit maj, por sipas tij, ata kanë shfrytëzuar këtë situatë për t’i shpëtuar pozicionet e veta.
“Në RTK janë përpjek të më bëjnë kurban të një situate për t’i shpëtuar pozicionet e veta disa njerëz. Unë kam pasur për ta lënë emisionin gjatë muajit maj dhe kanë qenë të njoftuar dhe e kanë përdorur këtë situatë”.
“Unë do t’i ndjekë rrugët ligjore, jo për vendimmarrjen e tyre por për përpjekjet për linçim. Do të kërkoj kompensim nga ky sistem i dobët i drejtësisë, por nëse perëndia më jep jetë ndoshta e pres.”, ka thënë Berisha.
Ridvan Berisha ishte auto i emisionit politik Debat në RTK, i cili perceptohej si gazetar i afërt me ish- krerët e PDK-së.
Një deklaratë e tij se nuk do ta ftoj kryeministrin Kurti në emision, por nëse ai dëshiron të vij e ka derën hapur kishte ngjallur reagime të mëdha./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...