Gazetari dhe analisti Ridvan Berisha thotë se ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu është tërësisht i pa përfshirë në mediatizimin e quajtur skandal në ministrinë që ai e drejton.
Sipas Berishës, familjaret e ministrit Aliu me udhëzim të tij nuk mund të punësohen askund dhe janë “viktimë” e tij, përderisa ai e mban postin e ministrit, shkruan arbresh.info.
“Në demokraci përgjegjësia për shkelje ligji është individuale, përveç në rastet kur organzbatueset e ligjit e vërtetojnë me vendim meritor të gjykatës situatën tjetër, që është krimi i organizuar, ku përfshihen dy e më shumë persona. Mendoj se, gjykata do ta vërteton se ministri Liburn Aliu është tërësisht i pa përfshirë në mediatizimin e quajtur skandal në ministrinë që ai e drejton. Inatin mbajeni por hakun jepjani. Pretendoj se e njoh mjaft mirë rrethin familjar te Liburnit dhe edhe vet atë”, shkruan Berisha në Facebook.
Ai shkruan se shumë nga miqtë e tij edhe nuk pajtohen me këtë vlerësim të tij rreth ministrit Aliu, por aq ai vazhdon të mendojë se Liburn Aliu është i pa korruptuar./arbresh.info/
Postimi i plotë:
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...