Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Donik Sallova ka disa nga figurat politike që kanë dështuar në zgjedhje janë ricikluar në militantë partiakë.
Sallova përmes një postimi në facebook ka shkruar se të tillët ende pa e marrë vetën nga drama e humbjes së turpshme po dali në medie për të analizuar kundërshtarin politik, shkruan arbresh.info.
Ai ka shtuar gjithashtu se kjo është ofendim për qytetarët.
Është e paprecedent që figura politike që kanë dështuar rishtazi në zgjedhje, akoma pa e marrë veten nga drama e humbjes së turpshme, reciklohen në media nga militantë partiakë në analistë politikë për të analizuar kundërshtarin politik. Ashtu si çdo material tjetër, sidomos ato që janë “hedhur posht” nga votuesi, që të mund të reciklohen, pra të shndërrohen në material tjetër, pa e kontaminuar ambientin, duhet të kalojë pak kohë. Është ofendim për qytetarët që “materiale të degraduata politikisht”, t’ju paraqiten shikueseve si produkte të recikluara mirëfilli dhe të gatshme për “konsum mediatik”. Reciklimi do kohë dhe procedurë, ndërsa disa materiale janë të pareciklueshme, prandaj kot iu ndërrohet ambalazhi, pra do mbeten përgjithmonë të hedhura poshtë!”, ka përfunduar ai./arbresh.info/
KOSTT: Rikthehet furnizimi me rrymë në Gjilan
Rriten rastet e norovirusit në ShBA
Haradinaj e çon Specialen në Gjykatën e Strasburgut
Ronaldo këshillon lojtarët e Man Cityt se si ta tejkalojnë k...
Vendoset gurthemeli i çerdhes së re në Rekë-Vatë të Komunës ...
Rama: Plan strategjik për integrimin në BE, negociatat i mby...