Rrjeti i Grave të Kosovës ka reaguar pas vrasjes së një gruaje nga burri i saj.
Në reagimin e tyre thuhet se deri më tani të gjitha këto vrasje kanë për motiv gjininë, po vriten gratë vetëm pse janë gra dhe se burrat po vazhdojnë të mendojnë se ata kanë të drejtë të vendosin për jetën e grave dhe vajzave që i rrethojnë.
“Ende pa kaluar 5 ditë nga rasti tragjik i vrasjes së gruas në Ferizaj, sot na gjen tragjedia tjetër, ku për viktimë mbeti Gjyljeta Ukella, e
vrarë nga bashkëshorti i saj, Edmond Lajçi. Deri më tani të gjitha këto vrasje kanë për motiv gjininë, po vriten
gratë vetëm pse janë gra. Burrat po vazhdojnë të mendojnë se ata kanë të drejtë të vendosin për jetën e grave dhe vajzave që i rrethojnë”, thuhet në reagimin e tyre.
RrGK thotë se sot shoqëria duhet të bëhet zëri i grave dhe i vajzave.
“Në këtë pozitë ku janë vënë gratë dhe vajzat, reagimi ynë po duket pa ndonjë ndikim. Sot gjithë shoqëria duhet të bëhet zëri i grave dhe i vajzave. Sot të gjithë duhet të ndihemi fajtor për tolerancën që e kemi ndaj dhunës e ndaj vrasjeve të grave”, thuhet tutje në reagim, shkruan Arbresh.info
Reagimi i plotë:
Ende pa kaluar 5 ditë nga rasti tragjik i vrasjes së gruas në Ferizaj,
sot na gjen tragjedia tjetër, ku për viktimë mbeti Gjyljeta Ukella, e
vrarë nga bashkëshorti i saj, Edmond Lajçi.
Deri më tani të gjitha këto vrasje kanë për motiv gjininë, po vriten
gratë vetëm pse janë gra. Burrat po vazhdojnë të mendojnë se ata kanë
të drejtë të vendosin për jetën e grave dhe vajzave që i rrethojnë.
Në këtë pozitë ku janë vënë gratë dhe vajzat, reagimi ynë po duket
pa ndonjë ndikim.
Sot gjithë shoqëria duhet të bëhet zëri i grave dhe i vajzave. Sot të
gjithë duhet të ndihemi fajtor për tolerancën që e kemi ndaj dhunës e
ndaj vrasjeve të grave.
Vrasjet e grave duhet të trajtohen me urgjencë kombëtare. Sot shteti
ynë duhet të fillojë menjëherë që me urgjencë ta trajtojë parandalimin
e dhunës me bazë gjinore e të femicidit duke siguruar që të gjithë
akterët relevant për trajtim të dhunës me bazë gjinore kanë në
dispozicion të gjithë mekanizmat me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa
më të mira për viktimat, me viktimën në qendër, ashtu siç e kërkon
edhe Konventa e Stambollit, pjesë e Kushtetutës së Kosovës. Angazhim
në ndryshim të stereotipeve gjinore përmes edukimit të gjeneratave për
respektim të lirive dhe të drejtave të secilit qytetar e qytetare të
Kosovës.
Sot, sistemi mbrojtës duhet të zotohet se do të bëjë çmos që
ushtruesit e dhunës të marrin dënimet meritore e që viktimat do të
trajtohen me dinjitet e me përkushtim që përjetimet e dhunës të mos ju
përsëriten.
Sot shoqëria në përgjithësi duhet ta mbaj veten përgjegjëse për
vrasjet e grave dhe dhunën sistematike që gratë po përjetojnë.
Vetëm të bashkuar mund ta luftojmë dhunën në bazë gjinore dhe vrasjet e grave./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Vritet një grua në Pejë, dyshohet se dorasi ishte bashkëshorti
Ferizaj triumfon ndaj Gjilanit, Prishtina dhe Malisheva ndaj...
Hapet konkursi i ri për specializime, 268 vende në 37 lëmi s...
KFOR zhvillon stërvitje në Pejë, simulohet një operacion eva...
Zjarr në Kuvendin e Seulit, evakuohen 500 persona
Osmani nderohet me Çmimin “Grand Excellence 2024” nga Albani...
Guardiola: Man City nuk ka asnjë shans për titullin e Ligës ...