Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar se janë asgjësuar gjashtë gjedhe pasi kanë rezultuar pozitive me tuberkulozë sipas matjes kutane.
Sipas njoftimit, një rast ka qenë në fshatin Lubishtë dhe pesë krerë gjedhe kanë rezultuar pozitive në një fermë në fshatin Beguncë, shrkuan Arbresh.info.
“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë është duke ndërmarrë të gjitha veprimet për parandalimin dhe çrrënjosjen e sëmundjes se tuberkulozit të kafshët e llojit gjedhe. Në dy raste të dyshimta pas matjeve kutane kanë rezultuar pozitiv në sëmundjen infektive tuberkuloz”, thuhet në njoftimin e AUV-it.
“Një rast tek një kafshë është në fshatin Lubishtë dhe pesë krerë gjedhe kanë rezultuar pozitiv në një fermë ne fshatin Beguncë. Duke u bazuar në Ligjin e Veterinarisë dhe udhëzimin Administrativ për luftimin dhe çrrënjosjen e sëmundjes se tuberkulozit, brucelozës dhe leukozës tek gjedhi. Komisioni profesional ka nxjerr vendim për asgjësimin e menjëhershëm të kafshëve për të penguar përhapjen e sëmundjes”, thuhet tutje./Arbresh.info/
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...