Google ADS

Rezulton stafi negativ, çerdhja në Malishevë hapet të hënën

17:09 | 4 Shtator 2020
Arbresh.info

Drejtoria për Arsim dhe Edukim, ka bërë të ditur se çerdhja publike në Malishevë, do të hapet këtë të hënë, me datë 7 shtator 2020. Vendimi për hapjen e çerdhes ka ardhur pas testimit për Covid, të të gjithë punonjësve të cilët kanë rezultuar negativ.

Kjo është konfirmuar edhe nga shtabi komunal për menaxhimin e situatës me covid-19, në komunikim zyrtar me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Në emër të shtabit komunal për menaxhimin e situatës me covid-19, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Blerim Thaçi, i kanë konfirmuar rezultatet e testit për të gjitha edukatoret dhe stafin tjetër të çerdhes dhe si rezultat, çerdhja do të hapet këtë të hëne.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme