Komisioni Qendror Zgjedhor vazhdimisht po publikon rezultatet e fundit në ueb faqen e saj edhe rezultatet për asamble komunale.
Në qytetin e Prishtinës, Lëvizja Vetëvendosje për asamble ka marrë 32.81%, kurse Lidhja Demokratike e Kosovës 28.54%. Pra dallimi është edhe më i vogël se në garën për kryetar, ndërmjet Abrashit dhe Shpend Ahmetit.
Në Prizren, PDK ka marrë më së shumti vota për asamble. Kjo parti ka marrë 31.55% të votave. Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje me 16.52%. Kurse LDK-ja e cila në Prizren nuk do të jetë as në balotazh, për asamble ka arritur të marrë 15.45% të votave.
PDK kryeson edhe në asamblenë e Ferizajt. Kjo parti ka arritur të merr mbi 30% të votave, duke lënë pas vetes LDK-në me 27.64% të votave, e treta vjen VV-ja me 16.7%.
Peja do të jetë një nga qendrat e mëdha të Kosovës e cila nuk do të shkojë në balotazh, pasi Gazmend Muhaxheri i LDK-së ka arritur mbi 50 për qind të votave.
Në këtë komunë LDK-ja ka arritur të marrë 37.54% të votave për asamble, duke lënë prapa AAK-në me 26.23%.
Edhe në Gjilan LDK-ja do ta ketë numrin më të madh të asambleistëve.
33.38% të votave i ka marrë Lidhja Demokratike e Kosovës, 19.90% Lëvizja Vetëvendosje, kurse 17.72% PDK-ja.
29.38% të votave në asamblenë komunale i ka siguruar partia e Kadri Veselit në Mitrovicë.
Në këtë qytet ku do të ketë balotazh ndërmjet PDK-së dhe AKR-së, LDK-ja do të jetë e dyta me asamble pasi ka marrë 20.07% të votave.
Kurse AKR ka marrë 17.25% të votave.
Në Gjakovë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 24.79% të votave për asamble, kurse Alternativa e Kusari-Lilës ka 16.76% të votave.
Pra në disa komuna, përqindjet e partive dallojnë kur bëhet fjalë për kryetar të komunave dhe për asamble.
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...