Vazhdon numërimi i votave në të gjitha komunat në Maqedoni, ku duket se deri më tani kandidatët e partive shqiptare përfaqësuese janë duke kryesuar bindshëm.
Gara për Tetovën, kryeson Teuta Arifi
Vazhdon numërimi në komunën e Tetovës ku deri më tani janë numëruar 34.78 për qind të votave. Në këtë komunë kryesonkandidatja nga radhët e BDI-së, Teuta Arifi e cila ka marrë deri më tani 35.73 për qind të votaveose 4.101 vota, zonja Arifi ndiqet nga Bilall Kasami i Besës i cili deri më tani ka marrë 29.21 për qind të votave ose 3.353 vota, raporton albeu.com Ne vend të tretë renditet Adnan Neziri nga ASH me 11.85 për qind të votave ose 1.360 vota. BDI-ja kryeson bindshëm në Likovë, ja sa vota kanë marrë Erkan Arifi dhe Shaban Zendeli Vijon me ritme të kënaqshme numërimi i votave në komunën e Likovës, ndërkohë që Albeu.com ka siguruar të dhënat për kutitë e para. Mësohet se deri më tani kryesonErkan Arifi i BDI-së me 47.37 për qind (3 825 vota), i ndjekur nga Shaban Zendeli i Besës me 29.12 për qind (2 351 vota), në vend të tretë renditet Bekim Afuzi i ASH-së me 12.70 për qind (1 025 vota).
Fatmir Dehari kryeson bindshëm ndaj VMRO-së në Kërçovë
Deri më tani në komunën e Kërçovës janë numëruar 33.96 për qind të votave, njofton albeu.com. Sipas rezultateve të deritanishme, në këtë komunë kryeson bindshëm Fatmir Deharii cili ka marrë 60.49 për qind të votave ose 5.135 vota. Ndërsa kandidati i VMRO-DPMNE-së, Vllatko Sajkoski ka marrë 39.51 për qind të votave ose 3.354 vota.
“Lufta” për Çairin, BDI “dërrmon” kundërsharët në kutitë e para
Deri më tani në komunën e Çairit janë numëruar 26.18 për qind të kutive raporton Albeu.com dhe sipas të dhënave të dala nga to rezultati i deritanishëm është ky: – Visar Ganiu, BDI- 15.59 për qind (2 984) vota; – Zekerija Ibrahimi, BESA – 31.19 për qind (2 042) vota; – Nermin Telovska – VMRO-DPMNE – 9.96 për qind (652 vota) -Faruk Abdi – ASH – 8.46 për qind (554) vota.
Incidente gjatë numërimit në Kumanovë, ja kush kryeson deri më tani në Tetovë, Gostivar dhe Kërçovë
Vëzhguesit e qendrës për liri “Civil” kanë regjistruar incident gjatë numërimit të votave në një vendvotim në Komunën e Kumanovës, transmeton Express. “Në vendvotimin 1017/1 në Kumanovë, vëzhguesit e Lëvizjes Besa, kanë kërkuar të futen në vendin ku janë numëruar votat, pasi është mbyllur procesi i votimit. Aktivistët e Lëvizjes Besa janë kërcënuar dhe kanë kërkuar të hynë gjatë numërimit. Komisioni zgjedhor i ka lëshuar brenda, pas çka ka intervenuar policia”, informojnë nga “Civil”. Tani numërimi zhvillohet pa pengesa.
BDI po kryeson në Gostivar
Vazhdon procesi i numërimit në Komunën e Gostivarit. Burime të albeu.com bëjnë me dije se deri më tani në këtë komunë kryeson Nevzat Bejta i BDI-së me 33.71 për qind të votave i ndjekur nga ArbenTaravari i Aleancës për Shqiptarët me 31.79 për qind të votave. Ndërsa i treti në radhë për nga renditja vjen Asaf Ademi nga Besa me 19.80 për qind të votave.
Fatmir Dehari kryeson bindshëm ndaj VMRO-së në Kërçovë
Deri më tani në komunën e Kërçovës janë numëruar 33.96 për qind të votave, njofton albeu.com. Sipas rezultateve të deritanishme, në këtë komunë kryeson bindshëm Fatmir Deharii cili ka marrë 60.49 për qind të votave ose 5.135 vota. Ndërsa kandidati i VMRO-DPMNE-së, Vllatko Sajkoski ka marrë 39.51 për qind të votave ose 3.354 vota.
BDI-ja kryeson bindshëm në Likovë, ja sa vota kanë marrë
Erkan Arifi dhe Shaban Zendeli Vijon me ritme të kënaqshme numërimi i votave në komunën e Likovës, ndërkohë që Albeu.com ka siguruar të dhënat për kutitë e para.
Mësohet se deri më tani kryesonErkan Arifi i BDI-së me 43.69 për qind (4 325 vota), i ndjekur nga Shaban Zendeli i Besës me 38.08 për qind (3 950 vota), në vend të tretë renditet Bekim Afuqi i ASH-së (1 225 vota).
Po vijon me ritme të kënaqshme numërimi i votave në komunën e Tetovës.
Albeu.com mëson se deri më tani në këtë komunë kryeson Teuta Arifi e BDI-së me 39.39 për qind të votave (1 354 vota), e cila ndiqet nga Bilall Kasami i Besësme 36.63 për qind (1 259 vota). Në vend të tretë deri më tani është Bardhyl Dauti i PDSH-së me 9 për qind (310 vota). “Lufta” për Çairin, BDI “dërrmon” kundërsharët në kutitë e para Deri më tani në komunën e Çairit janë numëruar 26.18 për qind të kutive raporton Albeu.com dhe sipas të dhënave të dala nga to rezultati i deritanishëm është ky: – Visar Ganiu, BDI- 15.59 për qind (2 984) vota; – Zekerija Ibrahimi, BESA – 31.19 për qind (2 042) vota; – Nermin Telovska – VMRO-DPMNE – 9.96 për qind (652 vota) -Faruk Abdi – ASH – 8.46 për qind (554) vota.
Mbyllet votimi në Maqedoni, ja kur dalin rezultatet e para
Në gjithë territorin e Maqedonisë në orën 19:00 janë mbyllur të gjitha qendrat e votimit për zgjedhjet lokale 2017. Në bazë të njoftimeve të fundit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, deri në orën 17:00, mbi 885.044 e qytetarëve me të drejtë vote kanë marrë pjesë në zgjedhje lokale që i bie 49,02% për qind e votuesve, shkruan TV Koha. Sipas të dhënave të KKZ-së në komunën e Gostivarit, të drejtën e votës deri ora 17 e kanë ushtruar 29.531 votues apo 37.1 për qind. Në Komunën e Dibrës deri në orën 17 në votim kanë dalë 7.342 persona me të drejtë vote apo diçka mbi 40 për qind nga gjithsej 18.406 qytetarë të regjistruar. Deri në ora 17 është rritur fluksi i votuesve në Tetovë duke shkuar rreth 39% që i bie 32527 persona kanë ushtruar të drejtën e tyre të votimit. Në Kërçovë deri ora 17, 49,21% apo 24.890 të qytetarëve e ushtruan të drejtën e tyre të votës. Në Çair deri ora 17, 43,20% apo 24.888 të qytetarëve e ushtruan të drejtën e tyre të votës.
Në komunën e Bogovinës kanë votuar 34,27 për qind, në komunën e Bërvenicës jehona është 38,79, në komunën e Zhelinës 32 për qind, në komunën e Jegunovcës 39 për qind dhe në komunën e Tearcës 36,88 për qind.
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...