Rezultatet e zgjedhjeve, Përparim Rama uron VV-në

18:54 | 10 Shkurt 2025
E.G

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama e ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje si parti e parë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Me anë tq një postimi në Facebook, ai ka thënë se shpreson që shumë shpejt të formohet qeveria e re dhe që Prishtina të jetë ndër prioritete kryesore në agjendë, shkruan Arbresh.info.

Rama ka përgëzuar partitë opozitare, që siç ka thënë, tzhvilluan një fushatë dinjitoze, të drejtë dhe demokratike, duke dëshmuar se politika në Kosovë mund të bëhet me vizion dhe përgjegjësi.

Ai foli edhe për kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku duke shprehur mirënjohjen për një fushatë model.

“Dua të shpreh mirënjohjen e madhe për Lumir Abdixhiku dhe Lidhja Demokratike e Kosovës për një fushatë model, të ndërtuar mbi parimet e kulturës politike, vizionit dhe unitetit. LDK, nën drejtimin e tij, ka treguar se debati politik duhet të zhvillohet mbi bazën e ideve dhe alternativave konkrete, duke forcuar besimin në një të ardhme më të ndritur për Kosovën.Në këtë frymë, një mirënjohje e veçantë shkon për angazhimin e LDK-së për Prishtinën – jo vetëm si kryeqyteti i Kosovës, por si qendra e zhvillimit ekonomik, politik dhe kulturor të Republikës sonë. Një Prishtinë moderne, funksionale dhe e urbanizuar me vizion është çelësi për një Kosovë të fortë dhe konkurruese në rajon”, ka shkruar Rama./Arbresh.info/

Të ngjashme

Foto lajm