Lëvizja Vetëvendosje të dielën ka mbajtur votim të brendshëm për koalicionin me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
E sipas rezultatit anëtarët e saj janë pro këtij koalicioni, shkruan arbresh.info.
Në njoftimin e bërë publik në faqen zyrtare të LVV-së thuhet se për kanë votuar 95.99% ndërsa kundër 3.64%.
“MIRATOHET ME SHUMICË DËRRMUESE KOALICIONI LVV-LDK.
Në zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura sot sipas parimit “një anëtar-një votë”, baza e Lëvizjes VETËVENDOSJE! votoi me demokraci direkte për koalicionin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! me Lidhjen Demokratike të Kosovës, si në vijim:
PËR: 95.99%
KUNDËR: 3.64%
Të pavlefshme: 0.37%
Ky rezultat dëshmon për vullnetin e madh e të palëkundur drejt ndryshimeve të domosdoshme në qeverisjen e vendit, në përputhje me besimin e dhënë nga qytetarët në zgjedhjet e 6 tetori.”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...