Rezultatet e Testit PISA 2018 që e renditën Kosovën pothuajse në fund të listës nuk janë befasuese.
Ato kanë qenë të pritsme por megjithatë janë shumë shqetësuese.
Kështu ka bërë të ditur njohësi i çështjeve të arsimit, Dukagjin Pupovci në një prononcim dhënë për arbresh.info.
Ai ka shtuar gjithashtu se kjo është pasoj e mos zbatimit të planeve për përmirësim të cilësisë.
Lexo edhe: Kosova renditet e treta nga fundi në PISA për performancë të leximit
“Rezultate janë shqetësuese por nuk janë befasuese sepse kjo është gjeneratë e nxënëseve që kanë filluar shkollën në vitin 2008-2009 dhe nuk është bërë asgjë gjatë kësaj periudhë për këtë fëmijë, përveç planeve që janë hartuar e nuk janë zbatuar dhe është normale që kur nuk zbatohen planet për përmirësim të cilësisë atëherë do të ketë ngecje dhe ky është reflektim i drejtpërdrejte i gjendjes që ne e kemi në sistemin tonë të arsimit”, ka thënë Pupovci.
Ndryshe pak minuta më parë është bërë publik rezultati i Testit PISA 2018 në të cilin Kosova është radhitur në vendet e fundit në listë. Në performancë të leximit nxënësit kosovarë janë radhitur të tretët nga fundi.
Edhe në matematikë dhe në shkencë ata kanë dalë dobët në testin PISA 2018.
Sipas rezultateve të publikuara sot thuhet se në të dy lëndët nxënësit e shkollave të Kosovës kanë dalë të katërt nga fundi./arbresh.info/
Lexo edhe: PISA ‘turpëruese’ 2018
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...
Dy shqiptarë të nominuar për çmimet vjetore të FIFA-s
Rumania fillon rinumërimin e votave pas akuzave për shkelje ...
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...