Lëvizja Vetëvendosje, përmes një konference për media, ka prezantuar rezultatet e një anketimi të realizuar në dhjetor, Albin Kurti ka dalë të jetë lideri më i përshtatshëm për kryeministër të Kosovës. Në bazë të kësaj ankete, në qoftë zgjedhjet se do të mbaheshin tash, LDK do të dilte e para me 27% të votave, pasuar nga VV me 22%, PDK 20%, AAK 12% si dhe NISMA që do e kalonte pragun.
Sipas rezultateve të prezantuara nga nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, 19.7% e të anketuarve preferojnë Kurtin për kryeministër, i cili pasohet nga Kadri Veseli me 15.8%, Ramush Haradinaj me 14.9% dhe Isa Mustafa me 13.2%.
Shpend Ahmeti, Fatmir Limaj, Mimoza Kusari dhe Behgjet Pacolli radhiten të fundit me 4.4%, 4.3%, 2.3%, dhe 1.4 % respektivisht.
Besnik Bislimi gjatë prezantimit theksoi se liderët politikë që janë në krye të dialogut me Serbinë konsiderohen më së paku të përshtatshëm për të udhëhequr me ekzekutivin.
Të dhënat tjera nga anketimi i Vetëvendosjes tregojnë se ka dyfishim të numrit të personave që do të votonin, përderisa në qoftë se do të mbaheshin zgjedhje rezultati e vendose në krye LDK-në me 27%, pasuar nga VV me 22%, PDK 20%, AAK 12% si dhe NISMA që do e kalonte pragun.
Bislimi tha se VV ka rritje të vazhdueshme gjatë 2018-s, ndërsa PDK-ja po vazhdon me rënie.
Këtu gjithashtu u prezantuan edhe problemet më të cilat janë ballafaquar qytetarët gjate vitit 2018 si dhe sa janë të kënaqur qytetarët me qeverisjen e Haradinajt.
Sipas Bislimit, ky anketim është realizuar në muajin dhjetor, i kontraktuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe është implementuar nga UBO Consulting.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...