Policia e Kosovës, ka paraqitur disa nga rezultatet dhe arritjet e përgjithshme në përmbushjen e objektivave strategjike, specifike por edhe të aktiviteteve të parapara për këtë periudhë kohore, mesi i dhjetorit të vitit 2024.
Në njoftimin për media thuhet se, të dhënat zyrtare dhe rezultatet pozitive të arritura tregojnë përkushtimin e organizatës dhe të secilit zyrtar policor, në realizimin e planit të punës së Policisë.
“Edhe pse viti që po lëmë pas ishte mjaft sfidues për Policinë e Kosovës sa i përket sigurisë në përgjithësi, e në veçanti në veri të vendit, puna angazhimi dhe përkushtimi për ruajtje të rendit kushtetues, vërtetuan se Policia e Kosovës është e gatshme dhe e përgatitur për t’u përballur me të gjitha rreziqet dhe kërcënimet ndaj rendit publik dhe sigurisë së vendit në përgjithësi”, thuhet në njoftimin për media.
Ndër objektivat dhe detyrat kryesore të PK-së, kanë qenë zbatimi i ligjit në mënyrë efikase dhe efektive, parandalimi dhe luftimi i të gjitha formave të kriminalitetit, mbikëqyrja dhe kontrolli i kufirit shtetëror, bashkëpunimi ndërkombëtar në fushën e zbatimit të ligjit si dhe ofrimi i shërbimeve për qytetarët pa dallim.
Siguria e përgjithshme në Kosovë edhe gjatë kësaj periudhe kohore të këtij viti ka qenë e qetë, në përjashtim në veri të vendit, ku situata ka qenë e brishtë dhe e cenuar nga disa sulme kriminale e terroriste, duke veçuar sulmin terrorist ndaj Stacionit Policor në Zveqan, sulmin terrorist në objektin e Komunës së Zveqanit, sulmin terrorist ndaj infrastrukturës kritike në kanalin e Iber Lepencit në Zubin Potok, si dhe konfiskimin e një sasie të konsiderueshme të armatimit, municionit e pajisjeve të ndryshme ushtarake.
Rastet dhe Sulmet e tilla kriminale e terroriste në veri të vendit kishin për qëllim cenimin e rendit dhe sigurinë publike si dhe pengimin e zbatimin të ligjit në mënyrë të drejtë dhe të barabartë për të gjithë qytetarët, mirëpo Policia e Kosovës me vendosmërinë e sajë ka arritur të menaxhojë situatën në mënyrën më profesionale të mundshme.
Policia e Kosovës përveç të arriturave të mëdha në menaxhimin e situatës së sigurisë në vend e në veçanti në veri të vendit e cila vazhdon të jetë një ndër sfidat kryesore, ka arritur rezultate të theksuara edhe në shumë fusha tjera, përfshirë edhe uljen e rasteve kriminale në vend dhe rritjen e zbulueshmërisë së tyre.
Disa nga statistikat e raportimit të krimit për këtë periudhë kohore të 2024;
– Numri i përgjithshëm i rasteve ka shënuar rëne nga 47903 në 46300 ose -3.34%
– Numri i veprave penale ka shënuar rëne nga 27560 në 26775 ose -2.38%.
– Zbulueshmëria ka shënuar rritje për 3.34%;
NUMRI I RASTEVE NË FORMË TABELARE
NUMRI I VEPRAVE PENALE NË FORMË TABELARE
VRASJET DHE DISA NGA VEPRAT PENALE MË TË VEÇANTA
Statistikat Krahasuese për periudhën e 2023/2024 tregojnë rënie të rasteve dhe veprave penale në përgjithësi duke përfshi edhe VP si: Lëndim i rëndë trupor, lëndim i lehtë trupor, vjedhje, vjedhje e rëndë dhe grabitje.
Policia e Kosovës ka ndërmarrë një mori aktivitetesh policore, me qëllim të parandalimit dhe luftimit të krimit, shkatërrimit të grupeve kriminale, ofrimit të sigurisë së qëndrueshme, si dhe kontrollin e mbikëqyrjen e kufirit, ku ka arritur rezultate të theksuara në luftimin ndaj fenomenit të Fajdeve, Narkotikëve, , Kontrabandës me Migrant si dhe Kontrabandës së Mallrave etj.
Siguria në trafikun rrugor gjithashtu ka qenë njëri ndër prioritetet për Policinë e Kosovës, e cila ka hartuar dhe zbatuar shumë plane operative, ka arritur të sigurojë pajisje moderne për trafik, ka realizuar fushata të ndryshme sensibilizuese me qëllim të rritjes së sigurisë në trafik dhe parandalimit të aksidenteve, ku edhe janë arritur rezultatet pozitive në vijim;
Policia e Kosovës, mbetet e përkushtuar që të ofrojë siguri për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim, të vazhdoj primatin si një ndër institucionet më të besuara dhe transparente në vend, gjithmonë duke respektuar aktet ligjore dhe normative, si dhe duke garantuar të drejtat themelore të njeriut./Arbresh.info/
Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e shoferit i cili me veturën ...
Xheneta flet për herë të parë për mashkullin që la në pritje...
Real Madridi i vetmi klub që mund të bëhet dy herë kampion b...
Shpërthim në një stacion policor në Berlin, dy të plagosur
Tetovë, e pranon babai: Vrava djalin se më maltretonte
Pritjet në dalje të Dheut të Bardhë deri në një orë